Penza shënoi fitore në derbin e xhiros së parë të Superligës së Femrave ndaj Junior 06 me rezultat 90:80, ndërsa lojtarja më e dalluar ishte kapitenja Saranda Daci me 25 pikë, 14 kërcime dhe 2 asistime, ndërkohë që Jennigs Oudri Rose (KBF Penza) kontribuoi me 32 pikë dhe 6 kërcime.
Kampionja aktuale Bashkimi shënoi fitore ndaj United Basketball me rezultat 80:59, kurse lojtarja më e dalluar e ndeshjes ishte Marjs Thaniya Desiree (KBF Bashkimi) me 19 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime.
Prishtina triumfoi ndaj Trepçës me shifra 59:49 në një lojë mes shumë emocioneve, dhe lojtaret më të dalluara të ndeshjes ishin Nija Myia Collier (KBF Prishtina) – 15 pikë, 22 kërcime, 3 asistime dhe Besjana Martinaj (KBF Prishtina) – 16 pikë, 12 kërcime, 4 asistime.
TOP 5 E XHIROS SË PARË
Saranda Daci (KBF Penza) – 25 pikë, 14 kërcime, 2 asistime
Jennigs Oudri Rose (KBF Penza) – 32 pikë, 6 kërcime
Marjs Thaniya Desiree (KBF Bashkimi) – 19 pikë, 13 kërcime, 5 asistime
Nija Myia Collier (KBF Prishtina) – 15 pikë, 22 kërcime, 3 asistime
Besjana Martinaj (KBF Prishtina) – 16 pikë, 12 kërcime, 4 asistime