19/10/2025 FBK

Dushku prezanton Programin Zhvillimor për Gjeneratat e Reja të FBK-së në FIBA Europe U14 Get-Together

FIBA Europe U14 Get-Together për herë të parë është mbajtur në Kosovë.

Të dielën përfundoi ky Seminar që ishte shumë i rëndësishëm, ku morën pjesë rreth 60 trajnerë nga shumë vende të Evropës. Seminari zgjati tri ditë, ku ditën e djeshme, kanë marrë pjesë edhe trajnerët vendorë.

Në ditën e fundit, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, ka prezantuar Programin Zhvillimor për Gjeneratat e Reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

FBK i kushton mjaft rëndësi gjeneratave të reja, masivizimit dhe barazisë gjinore.

Dushku ka prezantuar në detaje për punën që bën FBK-ja me gjeneratat e reja, sfidat te këto kategori dhe programin e zhvillimit për të ardhmen.

Më pas, Vlora Braha, SPOC Person për Integritet në FBK ka folur për: Politikat e Mbrojtjes në basketboll. Kjo ishte një temë shumë e rëndësishme, por edhe e ndejshme, me trajnerët e kategorive të reja. Braha ka treguar rëndësinë e Politikave të Mbrojtjes në basketboll, derisa më pas është zhvilluar diskutuar për këtë temë, ku trajnerët kanë folur se si të ndalet abuzimi te fëmijët.   

Në ditën e parë dhe të dytë kanë ligjëruar ekspertë të njohur të evropianë, si Matthias Zollner dhe Nenad Truniq.  

Kjo ngjarje e përvitshme e FIBA Europe synon edukimin e trajnerëve të rinj dhe fuqizimin e gjeneratave të ardhshme të basketbollistëve, duke e vendosur Kosovën në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare sportive.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: