Në bazë të raporteve të vëzhguesve nga ndeshja finale e Liga U14 (M) ndeshja e parë e zhvilluar me 16.05.2021 Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:
Bashkimi vs. Marigona Hill Prishtina 74:83
Data: 16.05.2021 e Diele
Ora: 16:00
Palestra: Sezai Surroi, Prizren
Gjyqtari kryesor: Visar Bunjaku
Gjyqtari 1: Merdin Perzhella
Vëzhguesi: Azem Hoxhaj
ORGANIZIMI I NDESHJES: I mirë.
SJELLJET E AKTERËVE:
Skuadra A korekte dhe sportive, pervec trenerit Dren Aga i cili per shkak te dy gabimeve teknike eshte diskualifikuar dhe lojtarit Vebi Pirana i cili eshte ndeshkuar me gabim teknik.
Skuadra B korekte dhe sportive, pervec lojtarit Yll Kastrati i cili eshte ndeshkuar me gabim teknik.
SJELLJET E SHIKUESËVE: Për shkak të masave kufizuese ndeshjet e basketbollit të cilat organizohen nga FBK zhvillohen pa prezencën e shikuesve.
Vendime:
- Në ndeshjen në mes të Bashkimit dhe Marigona Hill Prishtina, treneri i Bashkimit Dren Aga është ndëshkuar me gabim teknik dhe në bazë të rregulloreve të garave në fuqi gjegjësisht Nenit 42.2 i shqiptohet masa e denimit në vlerë prej 25.00 EUR.
- Në ndeshjen në mes të Bashkimit dhe Marigona Hill Prishtina, treneri i Bashkimit Dren Aga është ndëshkuar me gabimin e dytë teknik dhe në bazë të rregulloreve të garave në fuqi gjegjësisht Nenit 42.2 i shqiptohet masa e denimit në vlerë prej 25.00 EUR.
- Në ndeshjen në mes të Bashkimit dhe Marigona Hill Prishtina, treneri i Bashkimit Dren Aga ka tentuar ti sulmoj zyrtarët e ndeshjes dhe në bazë të rregulloreve të garave në fuqi gjegjësisht Nenit 42.4 i shqiptohet masa e denimit në vlerë prej 30.00 EUR dhe ndalesë të paraqitjes apo mos ushtrimi i detyrës në dy ndeshje.
- Në ndeshjen në mes të Bashkimit dhe Marigona Hill Prishtina, lojtari i Marigona Hill Prishtina Yll Kastrati është ndëshkuar me gabim teknik dhe në bazë të rregulloreve të garave në fuqi gjegjësisht Nenit 42.2 i shqiptohet masa e denimit në vlerë prej 25.00 EUR.
Komesari i Garave,
Dren Zatriqi