E nderuara Familja Rugova,
Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe emrin tim personal ju shprehu ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Haki Rugovës.
Rugova ishte basketbollist i shquar, si dhe kryetar i Istogut, duke ndihmuar basketbollin e Istogut dhe duke qenë gjithmonë në shërbim të sportistëve në këtë Komunë.
Ai do të mbahet mend për kontributin e dhënë në basketbollin e Istogut dhe për këtë do t’i jemi mirënjohës gjithmonë.
Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen Rugova dhe komunitetin e basketbollit në Istog.
Me Respekt
Arben FETAHU
Kryetar
Federata e Basketbollit e Kosovës