30/12/2020 FBK

Çereku i tretë vendimtar, Rahoveci mundi Bashkimin

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 81:74 (17:21, 14:15, 28:11, 22:27), në kuadër të javës së 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 17:21. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 14:15, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 31:36.

Megjithatë, Vreshtarët e nisën furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke dominuar 28:11, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:47. Në 10 minutat e fundit, prizrenasit u munduan të shkrijnë epërsinë, por vetëm arritën të fitojnë këtë pjesë 22:27, derisa Rahoveci triumfoi në fund me rezultat 81:74.

Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 24 pikë dhe Isaiah Traylor me 18 pikë e shtatë asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Sean Hoehn me 30 pikë e pesë kërcime dhe Musab Mala me 16 e pesë kërcime.

Rahoveci ka nëntë fitore dhe tri humbje, ndërsa Bashkimi gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: