30/12/2020 FBK

Mbahet konferenca “Sporti dhe Media”, Dushku flet për bashkëpunimin mes FBK-së dhe mediave

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës kanë organizuar edicionin e katërt të konferencës “Sporti dhe Media”.

Shkaku i pandemisë Covid 19, konferenca këtë herë është mbajtur përmes platformës virtuale ‘Zoom’.

Krahas drejtuesve të KOK-ut dhe SHGSK-së, pjesëmarrës ishin edhe drejtues të federatave sportive, gazetarë vendi dhe rajoni, kurse Federatën e Basketbollit të Kosovës e përfaqësuan Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Bahri Rexha, Zyrtar për Media.

Në këtë konferencë është biseduar për sfidat e gazetarëve gjatë pandemisë Covid 19, roli i mediave karshi aktiviteteve të organizatave sportive gjatë pandemisë, si dhe çka na pret në të ardhmen.

Besim Hasani, president i KOK-ut, ka thënë se ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë, megjithatë, janë mbajtur disa aktivitete dhe nuk ka munguar bashkëpunimi me gazetarët sportivë.

Edmond Thaçi, kryetar i SHGSK-së, foli për vështirësisë që kanë pasur në vitin 2020, ku disa gazetarë ndërruan jetë nga Covid 19, kurse shumë të tjerë arritën të mbijetojnë duke ruajtur vendet e punës.

Ndërkohë, Dushku, ka folur për vështirësitë që ka pasur FBK-ja gjatë vitit 2020 dhe bashkëpunimin me mediat. “Ne, në mesin e muajit mars, kemi qenë të detyruar t’i ndërpresim garat për shkak të pandemisë, por kemi qenë në koordinim me FIBA-n dhe më pas kemi filluar në muajin tetor. Gjithsesi ne nuk jemi ndalur dhe kemi punuar hartuar Planin Strategjik 2021-2025, diçka e paparë në vendin tonë dhe që do të fillojë të zbatohet nga viti i ardhshëm. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kemi nënshkruar formimin e Ligës Unike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, por që ende nuk ka filluar për shkak se klubet në Shqipëri ende nuk janë të lejuara të stërviten. Gjatë vitit 2020, Kosova A, ka pasur dy fitore dhe dy humbje. E filluam vitin me dy fitore, por në nëntor kishim pesë mungesa dhe pësuam dy humbje. Ishte një situatë jo e zakonshme, sepse ishim në karantinë, duhej testime dhe disiplinë të madhe. Në shkurt të vitit 2021 do të organizojmë ndeshjet në Prishtinë, ku sigurisht presim rezultate pozitive. Po ashtu kemi mbajtur Kuvendin e Punës dhe Kuvendin Zgjedhor të FBK-së. Sa i përket bashkëpunimit me SHGSK-në, ne kemi qenë gjithmonë të hapur me mediat, dhe angazhimi i Bahri Rexhës na ka ndihmuar në këtë aspekt, ku jemi edhe më afër tyre. Ngjarjet e vitit 2020 i kemi përfunduar me zhvillimin e aktivitetit “Her World, Her Rules”, që synon masivimin e basketbollit te femrat. Shpresoj se në vitin 2021 do të kemi gara më normale dhe me fillimin e vaksinimit të mund të rikthehemi siç kemi qenë më herët”, është shprehur Dushku.

Ndërkohë, Rexha ka shtuar se, FBK-ja, përveç ofrimit të lajmeve të shumta rreth basketbollit dhe fotografive nga vendi i ngjarjes, ka filluar edhe me Highlights të ndeshjeve të Prince Caffe Superligës, duke qenë më afër mediave, dhe se bashkëpunimi me mediat është shumë i mirë, me shpresë se do të thellohet edhe më shumë.

Pjesëmarrësit tjerë si Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos të Kosovës, Valon Nikçi, Sekretar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Faton Zylbehari, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore dhe Artan Muhaxhiri nga RTK, kanë folur për vitin 2020 dhe vështirësisë që kanë pasur, ku ka qenë një vit sfidues për të gjithë dhe aspak i lehtë, me shpresë se në vitin 2021 do të mund të rikthehemi si më parë.   




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: