31/12/2020 FBK

FBK për fundvit falënderon partnerët dhe të gjitha grupet e saj të interesit

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjitha grupet e saj të interesit, duke u nisur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, Departamenti i Sporteve të Kosovës, FIBA, Komiteti Olimpik i Kosovës, anëtarët e saj, shikuesit, partnerët e saj si Banka TEB, ArtMotion, IP Petrol, Stobi Flips - Vitaminka, Prince Caffe, Korporata RUGOVE, që po i japin ndihmë të madhe basketbollit të Kosovës, sidomos në këto kohë të vështira, kur vendi dhe bota po përballet me pandeminë Covid-19.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku:

"Federata e Basketbollit e Kosovës çdo fundvit falënderon të gjithë ata që kontribuan në zhvillimin e aktivitetit të sportit tonë të zemrës, basketbollit.

Por ky vit është më ndryshe, sepse na bëri të kalojmë nëpër gjëra të papara në këtë shekull, dhe u dëshmua që vetëm të bashkuar mund t’ia dalim.

Në emër të Federatës dua të falënderoj MKRS-në, DSK-në, FIBA-n, KOK-un, dhe të gjithë partnerët tanë që na qëndruan pranë gjithnjë si banka TEB, Art Motion, IP Petrol, Stobi Flips-Vitaminka, Prince Caffe dhe Korporata RUGOVE.

Gjithashtu dua t’i falënderoj anëtarët e FBK-së, klubet e shoqatat, lojtarët e lojtaret, trajnerët/et, gjyqtarët, vëzhguesit, mbajtësit e statistikave, procesmbajtësit, kohëmatësit, punëtorët teknik nëpër palestrat sportive, si dhe të gjithë sponsorët që i qëndruan pranë klubeve tona në këto kohë të vështira dhe mundësuan zhvillimin e aktivitetit të tyre dhe mediat me mbulimin e tyre dhe përkrahjen për basketbollin e Kosovës.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Gëzuar Festën për të gjithë ju!".




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: