02/01/2021 FBK

Dion Sheqiri tregon ëndrrën për të luajtur për Kosovën A dhe në Serie A

Disa basketbollistë të talentuar të Kosovës luajnë me sukses në ligat evropiane.
 
Njëri ndër ta është edhe Dion Sheqiri. 17-vjeçari luan në Trieste për U18 dhe stërvitet me ekipin e parë. “Tani është viti i tretë që jam në skuadrën italiane, Trieste. Luaj për U18, derisa stërvitem me ekipin e parë. Edhe një vit kam kontratë me këtë skuadër dhe më pas të shohim. Ëndrra ime është që një ditë të luaj në Serie A. Sidoqoftë, duhet shumë punë. Mua konkurrencë më ka bërë shumë mirë dhe jam zhvilluar shumë, që kur jam larguar nga Kosova”, ka thënë Sheqiri për faqen zyrtare të FBK-së.
 
Para se të largohej drejt Italisë, Dioni ishte pjesë e Kerasan Prishtinës për tri vite. “Si një basketbollist nga Kosova gjithmonë duhet të japësh maksimumin, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Shpresoj se vitin e ardhshëm do të luaj në Serie A dhe më pas të shohim”, ka shtuar tutje qendra 210 cm.
 
Sheqiri flet edhe për ndjenjën për të luajtur për Kosovën. “Jam ftuar më herët nga Kosova U18 dhe U20, por nuk kam mundur të paraqitem. Së fundi u ftova nga Kosova U20, por për shkak të pandemisë nuk jemi grumbulluar. Më herët kam qenë i ftuar nga Kosova U15, ku kemi marrë pjesë në një turne. Ndjenjë më të mirë se të luash për shtetin tënd nuk ka. Jam duke pritur me padurim ditën kur do të debutoj për Kosovën A. Duhet të punosh shumë për të arritur objektivat, sepse nuk është aspak lehtë dhe konkurrenca është e fortë”, nënvizoi tutje Dion Sheqiri, një talent që premton shumë për të ardhmen.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: