Marigona Hill Prishtina ka fituar edhe një trofe. Kësaj radhe ka triumfuar në Superligën U14 në konkurrencën e meshkujve.
Prishtinasit në finalen e tretë të “Play-off”-it kanë mundur Trepçën me rezultat 89:78. Kjo ishte finalja e tretë, pasi në dy ndeshjet e kaluara, një fitore i takoi prishtinasve 116:72 dhe një mitrovicasve 94:87.
Në gjysmëfinale, Marigona Hill kishte eliminuar Peja DT, kurse Trepça eliminoi Bashkimin.
Në garat e rregullta, skuadra prishtinase kishte 24 fitore në 24 ndeshje.
Medaljet për skuadrat finaliste i ka ndarë anëtari i Bordit të FBK-së, Valton Bilalli, i cili ka dorëzuar edhe Kupën te skuadra fituese.