01/08/2025 FBK

Kosova U18 pëson humbje të ngushtë ndaj Norvegjisë në ndeshjen për vendin 17

 

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve ka pësuar humbje të ngushtë në ndeshjen për vendin 17 të FIBA U18 EuroBasket 2025, Division B, që po mbahet në Pitești, Rumani. Kosova u mposht nga Norvegjia me rezultat 76:82 (18:22,16:17, 24:17, 18:26), në një përballje të luftuar deri në sekondat e fundit.

 

Kosova e nisi ndeshjen me vështirësi, duke pësuar një seri të gjatë të Norvegjisë që krijoi një diferencë të vogël që në çerekun e parë. Megjithatë, Kosova reagoi fuqishëm në çerekun e tretë, duke kaluar në epërsi, por Norvegjia ruajti kontrollin e lojës dhe e fitoi ndeshjen me një seri të fuqishme në çerekun e katërt.

Drin Mehmed Tafilaj ishte më i dalluari për Kosovën, duke realizuar 22 pikë, ndërsa Morten Holsås ishte lideri i Norvegjisë me 18 pikë.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: